Bajerni i Mynihut mposhti Flamengon me rezultatin 4 me 2 duke “fluturuar” drejt raundit çerekfinal të Botërorit të Klubeve. Një përballje tepër emocionuese, që prodhoi plot 6 gola. 

FLAMENGO BAJERN

Sfida u hap nga një autogol i Pulgar në minutën e 6-të, ndërkohë që Kejn në minutën e 9-të dyfishoi shifrat. Për të rihapur sfidën mendoi Gerson në minutën e 33-të, ndërkohë që Gorecka shënoi për 1 me 3 në minutën e 41-të. Fragmenti i parë i ndeshjes u mbyll me rezultatin 1 me 3, ndërkohë që në pjesën e dytë u shënuan edhe 2 gola të tjerë. 

Fillimisht ishte Zhorzhinjo që në minutën e 55-të shënoi me penallti, ndërkohë që Herri Kejn “vulosi” shifrat në 2 me 4 në minutën e 73-të. 

Në çerekfinale Bajerni i Vinsent Kompani do të përballet me PSG-në në një duel që pritet të jetë tepër emocionues.  

FT: FLAMENGO-BAJERN MYNIH 2-4

Gerson 33′, Zhorzhinjo 55′ (p)  / Pulgar 6′ (autogol), Kejn 9′, 73′ Gorecka 41′

Trending