
Shteti shqiptar ka paguar 250 milionë euro për dy anijet nga Bangladeshi që s’kanë prodhuar kurrë energji elektrike
Aleanca Qytetare për Vlorën orgamizon sot në 6 Gusht, ora 8:00, një protestë para prefekturës Vlorë në protestë ku kërkohet largimi TEC lundrues nga Gjiri i Vlorës, një makineri që vjedh çdo ditë 94500 $. Shteti shqiptar ka paguar 250 milionë euro për dy anijet nga Bangladeshi që janë vendosur në Zvërnec për të prodhuar energji elektrike. Deri më sot, prej thuajse 3 vitesh, dy hekurishtet gjigante që i bekoi Belinda Balluku dhe ambasadorja Kim nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energji. “Unë do jem atje në vijë të parë. Më pas unë dhe një grup qytetarësh do marrshojmë tek TEC lundrues. Kollona e marrshuesve me ty do jetë forcë tronditëse qytetare” ka shkruar në një njoftim në Facebook ambientalisti Lavdosh Ferruni. Atij i është bashkuar edhe gazetarja Beti Njuma “Shpresoj t’i bashkoheni ambientalistit Lavdosh Feruni për të shkulur nga bregu i Vlorës dy tecet lundruese që vazhdojnë të gllabërojnë paratë tona. Fatura e fundit do paguhet nga KESH-i që do të sigurojë asetet e TEC-it për një vit me një fond prej 174 milionë lekë apo 1.74 milionë eurosh. Para të hedhura në det dhe që ndosin në mënyrë të pakthyeshme bregdetin’. Protesta do të vijojë si msrshim drejt Zvërnecit.




You must be logged in to post a comment.