
Një festë familjare në restorantin “Grand Events” në Shkabaj, në magjistralen Prishtinë –Mitrovicë, është kthyer në skenë dhune, ku është sulmuar edhe këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij.
Portali nga Kosova “Sinjali” njoftoi se nga burime të tij ka mësuar se të lënduarit janë Shpat Kasapi rreth 40-vjeçar dhe Albin Kasapi rreth 47-vjeçar, të cilët kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga Feim Kicaj rreth 62-vjeçar, Bledar Kicaj rreth 36-vjeçar dhe Blerim Kicaj rreth 29-vjeçar.
Sipas të njëjtave burime njëri prej të lënduarve ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia ka shoqëruar në stacion autorët e dyshuar dhe të lënduarit për marrje në pyetje.
Me urdhër të prokurorit, Feim Kicaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Bledar dhe Blerim Kicaj janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet më tej nga autoritetet kompetente.
Sipas mediave, incidenti shpërtheu pasi Kasapi, i ftuar për të kënduar në dasmë, mbërriti me 2 orë vonesë. Raportohet se ai ka qenë edhe në gjendje të dehur, çka ka shkaktuar pakënaqësi te dhëndri dhe disa nga të ftuarit./SINJALI




You must be logged in to post a comment.