Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Trump për ftesën dhe për përpjekjet e tij personale për të ndalur luftën. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump, për letrën që i ka dërguar Vladimir Putinit lidhur me fëmijët ukrainas të rrëmbyer nga Rusia.

Zelensky i dorëzoi Trump-it një letër nga Olena Zelenska, Zonja e Parë e Ukrainës.

“Nuk është për ju, është për gruan tuaj,” i tha Trump-it, mes të qeshurave të të dyve.

Trending