
Lamtumirë Shpëtim Berki.
Sot në orën 2.00 të mëngjesit ka ndërruar jetë në Willowick (Ohio ) Shpëtim Alush Berki.Ai ishte babai i Alketës,Eltonit dhe Visarit.
Shpëtimi ka lindur në Tiranë më 28 korrik të vitit 1940.Shkollën 8-vjeçare ,të mesmen dhe Arsimin e Lartë e kreu në qytetin e Shkodrës.Ai studioi në
Institutin e Lartë të Shkodrës ne degën matematikë-fizikë ku u diplomua me nota shumë të larta.Menjëherë pas mbarimit të
shkollës së lartë,ai punoi në
qytetin e Bajram Currit dhe më pas në vitet 1973-1974 në qytetin e Ballshit.Nga viti 1975 deri në vitin 1996,kur doli në pension,ai punoi me shumë devotshmëri në shkollën 8-vjeçare në
Marinëz si mësues në lëndët matematikë-fizikë dhe si nëndrejtor i shkollës.Gjatë gjithë karrierës së tij në arsim ,Shpëtimi u dallua për korrektësi dhe një mësimdhënie të shkëlqyer duke përcjellë tek nxenësit njohuritë e tij në lëndët matematikë-fizikës dhe duke mbajtur marrëdhënie shumë të mira me kolegët dhe koleget e shkollës ku punonte.Prej vitit 1997 dhe deri sot Shpëtimi punoi dhe jetoj ne Ohio të
Shteteve të Bashkuara të
Amerikës së bashku me familjen e tij,bashkëshorten Fatbardha dhe djemtë
Elton ,Visar dhe vajzën Alketa Berki(Lufi)dhe nipërit Elvis, Emil ,Victor dhe Eric të cilët i deshi shumë.Shpëtimi kishte një shpirt artisti dhe kjo shikohej në pikturat që realizonte në kohën e lirë, por edhe në krijimin e laboratorëve në shkollat ku ai dha mësim me shumë pasion.Ai kishte pasion edhe sportin e boksit për të cilin kryente seanca stërvitore brenda shtepisë me vëllain tjetër Rozafat Berki,pasi atehere ky sport ishte i ndaluar. Largimi nga jeta i Shpëtim Berkit padyshim na ka tronditur të gjithëve, por në mënyrë të veçantë bashkëshorten e tij Fatbardha, e cila së bashku me njerëzit e tjerë të familjes u kujdesën shumë gjatë viteve të fundit. Ai pikëlloi edhe motrat Flora Bakia,Diana Saraçi dhe vëllezërit Fitim dhe Rozafat Berki.Lamtumirë Shpëtim!Pushofsh në paqe, njeriu ynë i dashur Shpëtim Berki! Të rrojnë gjithë të dashurit!I paharruar kujtimi yt.Ne anëtarët e Sofrës Fierake i shprehim ngushëllimet më të
sinqerta familjarëve të familjes Berki.Në një njoftim tjetër do bëjmë me dije edhe cermoninë e varrimit të të ndjerit Shpëtim Berki.
Nga Arber Emiri




You must be logged in to post a comment.