
Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji.
Mësohet se ai ishte duke drekuar me bashkeshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.Zheji është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit “Petro Nako” të Sarandës, por pa shenja jete.
Artur Zheji (lindur më 29 gusht 1961) ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisioni shqiptar, gjithashtu ai është i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.



