
Mesditën e kësaj të shtune kryeqyteti është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.
Stuhia e fuqishme ka shkaktuar dhe ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve, rreth 30 minuta, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.
Pista është përfshirë nga erë dhe shi i fortë, duke bërë të pamundur operimin normal të fluturimeve.
Autoritetet kanë ndërprerë aktivitetin deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.




You must be logged in to post a comment.