Nje 60 vjeçar i vdekur prej 6 muajsh u gjet dje ne Korçe. 6 muaj, dhe i ndjeri shumicën e familjareve e kishte ne Tirane.
Sado i keq qofte, ose edhe i urryeshem, si mund te mos interesohesh per babain, vëllain tënd? Qofte edhe duke pyetur tërthorazi nje fqinj, te njohur qe jeton ne ate qytet.
Kjo nuk eshte neglizhencë, shperfillje, inat, apo te merresh me jeten tende, por pandjeshmeri psikopatesh. Eshte edhe shkermoqja e çdo strukturë, relate, indi shoqëror.
Dhe ta mendosh se keta modernet dhe individualistet e mëdhenj deri para tridhjet vjetësh jetonin ne tarafe te ngushta fisnore, ia njohin njeri tjetrit edhe jeteshkrimin e stergjysherve, por nuk marrin guximin ti bien deres se tjetrit, edhe kur ai kuterbon vdekesire.
Çfarë mjerimi!
Ketu nevojiten studime te fuqishme sociologjike, psikologjike, antropologjike per te kuptuar se çfarë katharsisi ka ndodhur ne keto 30 vjet. Si përfundoi shqiptari ne nje gjallese te semure e thjeshte fiziologjike.
𝐍𝐠𝐚 𝐊𝐥𝐨𝐝𝐢 𝐋𝐞𝐤𝐚

𝐎𝐛𝐬𝐞𝐫𝐯𝐞𝐫𝐊𝐮𝐥𝐭

Trending