
Një video që tregon dikë duke hedhur një objekt nga dritarja e Shtëpisë së Bardhë ka qarkulluar në internet gjatë orëve të fundit. Videoja nuk ka asnjë datë ose shenjë kohore, por Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se pamjet janë të kohëve të fundit.
Një zyrtar i tha Daily Mail se objekti u hodh nga dritarja nga “një kontraktor që po kryente mirëmbajtje rutinë ndërsa presidenti ishte larg nga aty”. Presidenti amerikan ishte larg Shtëpisë së Bardhë për pjesën më të madhe të fundjavës për shkak të një udhëtimi për të luajtur golf në fushën e tij në Sterling, Virxhinia.
Përdoruesit e mediave sociale kanë ngritur dyshime se pas incidentit mund të qëndrojë Melania Trump. Sipas Newsweek, videoja u postua fillimisht në Instagram nga llogaria Washingtonian Problems, e cila pretendon se pamjet janë dërguar në mënyrë anonime.



