Tramvaji ikonik “Gloria” i Lisbonës, i cili është shumë i njohur për turistët, doli nga shinat dhe goditi një ndërtesë, duke shkaktuar humbjen e jetës së të paktën 15 personave dhe plagosjen e 18 të tjerëve.

Ai lidh lagjet “Restauradores” dhe “Príncipe Real” të Lisbonës dhe është mjaft i frekuentuar. Sipas raportimeve, 5 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa 13 të tjerët, përfshirë një fëmijë, janë plagosur lehtë.

Byroja e Parandalimit dhe Hetimit të Aksidenteve Ajrore dhe Hekurudhore (GPIAAF) njoftoi se do të nisë një hetim për ngjarjen. Tramvaji, me një kapacitet deri në 42 persona dhe është një nga simbolet e Lisbonës dhe tërheq shumë turistë që vizitojnë qytetin.

Kryetari i bashkisë së Lisbonës, Carlos Moedas foli me gazetarët në vendin e aksidentit, duke thënë se “është një ditë shumë e vështirë për të gjithë ne”. Ai shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe shtoi: “Lisbona është në zi, është një moment tragjik për qytetin tonë”. ©LAPSI.al

Trending