Sindromë Metabolike, jo Sëmundje e Pashërueshme.

Na është imponuar prej dekadash se diabeti tip 2 është i pashërueshëm, një sëmundje kronike ku pacienti mbetet gjithë jetën nën mëshirën e ilaçeve.

Në fakt, diabeti nuk është një sëmundje, por një sindromë metabolike, e lidhur ngushtë me çrregullime hormonale dhe me faktorë të shumtë epigjenetikë (ushqimi, toksinat, inflamacioni, stresi).

✅ Një studim 18-vjeçar mbi 139 mijë persona (Universiteti Auckland, Zelandë e Re, 2020) tregoi se diabeti tip 2 lidhet ngushtë me inflamacionin pankreatik dhe dëmtimin e prodhimit normal të insulinës.

Lidhja me kolesterolin e lartë

✅ Hulumtime nga Universiteti i Kalifornisë zbuluan se pankreasi sekreton një hormon që rregullon jo vetëm sheqerin, por edhe nivelet e yndyrës dhe kolesterolit në gjak. Qelizat alfa të pankreasit luajnë rol kyç.
Kjo shpjegon pse shumë diabetikë kanë njëkohësisht kolesterol të lartë dhe pse trajtimet që stabilizojnë diabetin, përmirësojnë edhe lipidet në gjak.

⬇️ Shkaktarët kryesorë të fshehur

  1. Ushqimet industriale – studim i Universitetit Tuffs mbi 184 shtete: 14 milion raste diabeti u lidhën me konsumin e lëngjeve të frutave të paketuar dhe vajrave të rafinuar të gatimit.
  2. Bisphenol A (BPA) – gjendet në shishet plastike, kanaçe, letra paketimi e veshje; një përcarës hormonal që dëmton pankreasin.
  3. Ksenoestrogjenet kimike – nga ushqimi dhe ambienti, që prishin sistemin endokrin.
  4. Metalët e rëndë – përmes ujit, ajrit, ushqimit.
  5. Aloksani – helm diabetik që formohet nga zbardhimi kimik i miellit të bardhë.
  6. Karbohidratet e thjeshta – që rrisin menjëherë sheqerin në gjak.
  7. Mungesa e enzimave dhe dëmtimi i veshkave/endokrinës – dobësojnë aftësinë e trupit për të balancuar sheqerin.

✅ Ushqimet dhe zakonet që mbrojnë nga diabeti
• Frutat e pasura me antocianë (si dardhat e kuqe,molla e kuqe,frutat e pyllit,shega ,kumbulla)– reduktojnë rrezikun e diabetit tip 2 me 23% (studim i Harvardit mbi 200,000 persona).
• Çaji jeshil/jasemini – përbërësi EGCG ul sheqerin në gjak; 3 filxhanë në ditë reduktojnë rrezikun me 16%.
• Vitamina D – ul ndjeshëm shfaqjen e diabetit.
• Agjërimi – ul sheqerin në gjak me gati 50%.
• Kafeja – është provuar se ul rrezikun e diabetit dhe kancerit, rrit jetëgjatësinë.
• Kumbulla e kuqe – përdoret në klinikat japoneze si kurë mbështetëse për diabetin.
•. Bamja- pengon aktivitetin e enzimave α-glukozidazë dhe α-amilazë – të njëjtat që shënjestrohen nga ilaçet antidiabetike
•. Brokoli i ngrirë e i zier në avull ka treguar ulje të HbA1c në studime klinike.
•. Hudhra- përmban alicinë dhe komponime sulfurike që stimulojnë pankreasin dhe ulin glukozën.
•. Kanella,sherebela,fasuöja,aloevera,speci pikant etj.

❇️ Terapia ushqimore dhe rezultatet klinike

📌Një studim klinik me 25 pacientë diabetikë (3 muaj – 20 vjet histori) tregoi ulje të jashtëzakonshme të sheqerit në gjak vetëm me terapi me vitamina natyrale dhe ushqim:
• nga mesatarja 270 mg/dl
• në 123 mg/dl (brenda kufijve normalë).
Vetëm 2 nga 94 pacientë nuk reaguan ndaj terapisë ushqimore intensive.

📌 Annals of Internal Medicine, 2022
• Pjesëmarrës: 150 pacientë me diabet tip 2
• Rezultatet:
• HbA1c u ul me –0.23% (p < 0.001).
• Glukoza e agjërimit u ul me –10.3 mg/dL.
• Humbje peshe –5.9 kg pas 6 muajsh.

📌 Journal of Diabetes Research, 2025
• Pjesëmarrës: 427 pacientë me paradiabet në Indi
• Rezultatet:
• 47% arritën remision të paradiabetit pas 1 viti.
• Përmirësime në HbA1c, lipide dhe tension arterial.
• 34% humbën mbi 10% të peshës trupore.

⁉️ Diabeti tip 2 nuk është dënim i përjetshëm.
Thelbi i tij është çrregullimi hormonal dhe inflamacioni metabolik. Kur ushqimi, bimet medicinale dhe disa vajra esencialë stabilizojnë hormonet, diabeti mund të kthehet pas, duke mbetur vetëm një kujtim i hidhur i së shkuarës.
Nga Altin Joka

Trending