
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posacme zgjat edhe me 3 muaj të tjerë afatin e hetimeve për Eria Agon, ish-partneren e Safet Bajrit, i njohur si “i forti i Dobracit”, e arrestuar për akuzën e “përkrahjes së autorit të krimit”.
Ago, dyshohet nga SPAK se ka larguar nga vendi i ngjarjes, autorët e vrasjes së Fatbardh Licit më 10 gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras në Shkodër. Për këtë ngjarje, janë arrestuar, Safet Bajri, Behaer Bajri dhe krahu i djathtë i klanit kriminal Bajri, Astmer Bilali.

Sipas prokurorisë, Lici u vra për shkak të përplasjes mes grupeve. Viktima është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të Bajrave, që ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

Sipas dosjes hetimore, ajo dyshohet se ka patur rolin e drejtueses së automjetit me të cilin ndodheshin Astmer Bilali dhe Safet Bajri, duke çuar dy ekzekutorët e Licit drejt Shkodrës ditën e vrasjes.

Eria Ago është arrestuar që më 26 Shkurt, teksa ka dëshmuar edhe në SPAK, teksa aktualisht ndodhet në burgun e Pojskën në Pogradec.
Prej vitesh e reja ishte kthyer në një “biznesmene”, pasi ishte pronare e një butiku rrobash, në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në rrugën “Myslim Shyri”.

Emri i saj doli në dritë, kur policia goditi një rrjet prostitucion në vitin 2020 dhe nga aksioni i së cilës përfundoi në burg Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”. /LAPSI.al




You must be logged in to post a comment.