Me këtë fitore Serbia ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve pas tre ndeshjesh, ndërsa Letonia mbetet pas nesh, në vendin e 4 me 4 pikë.

Ndërkohë që kuqezinjtë janë pushim mbrëmjen e sotme dhe do të zhvillojë vetëm një ndeshje zyrtare për Kualifikueset e Botërorit në muajin shtator, grupi ynë sot ka dy ndeshje që padyshim kanë interes të madh për kuqezinjtë.

Kundërshtari ynë i së martës, Letonia zhvilloi ndeshjen e sajë të 4-të në grup në Serbi ku u mund me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga sulmuesi i Juventusit, Dushan Vlahoviç që në minutën e 12-të dhe rezultati 1-0 mbeti i pandryshuar deri në fund.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen përballë Letonisë mbërmjen e së martës në stadiumin “Air Albania”, shansi ynë i fundit ndoshta për të mbajtur ende shpresat gjallë për një kualifikim të mundshëm për finalet e Botërorit të ardhshëm. Ndërkohë sot në mbrëmje, kryesuesja e grupit K, Anglia, Pavarësisht fitores 2-0 ndaj Andorrës në kualifikueset e Botërorit 2026, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, nuk u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në “Villa Park”. Fitorja erdhi falë autogolit të Christian Garcias në minutën e 25-të dhe një goditjeje me kokë të Declan Rice pas një krosimi të saktë nga Reece James në pjesën e dytë, por gjermani kërkoi më shumë intensitet nga lojtarët e tij.

Një nga pikat pozitive të ndeshjes ishte debutimi i Elliot Anderson. Mesfushori i Nottingham Forest jo vetëm që tregoi siguri, por u shpall edhe “Lojtari i Ndeshjes”. Tuchel e lavdëroi hapur: “Shumë i mirë, bëri një punë fantastike dhe tregoi se është gati për këto nivele.” Megjithatë, jo të gjithë morën vlerësime pozitive. Tuchel përmendi se Eberechi Eze nuk pati ditën më të mirë në rolin e numrit 10, Noni Madueke dështoi në pasimin e fundit, ndërsa Marcus Rashford humbi disa raste të pastra.

Trending