
Nga Fejzo Subashi.
Ka nisur një fushatë denigruse ndaj Albin Kurti Kryeministrit të Kosovës. Në këtë fushatë, që për mua nuk është thjeshtë ndaj Kurtit, por ndaj Kosovës dhe Kombit Shqiptar. Kjo fushat nuk është vetëm në Kosovë dhe klasa politike e saj, as vetëm nga organizata dhe organizma Kosovare në Kosovë të cilat dihen mirë nga financohen. Kësaj fushate i janë bashkuar edhe njerëz me reputacion dhe ndjeshmëri publike edhe nga Shqipëria. Arsye e kësaj lute është e thjeshtë. Albin Kurti, mund të ketë dhe ka një kusur gabimesh dhe përgjegjësish politike, si politikan dhe Kryeministër i Kosovës, por kjo nuk është as shkak, as arsye për këtë fushat si brenda dhe jashtë vendit. Arsyja e vërtetë është se: Albin Kurti, bënë përjashtim nga të gjithë udhëheqësit, apo drejtuesit e Kosovës dhe Kombit të Shqipërisë.
Në gjithë historinë e Kombit Shqiptarë, udhëheqësit e saj kan arritur në krye me; pëlqimin, miratimin, me mbështetjen e qeverisë, klasës politike dhe liderëve të Sërbis. I vetmi që bënë përjashtim në gjithë historinë e liderve të Kombit Shqiptar është Albin Kurti. Ndaj nuk ka sesi të mos jetë kjo luftë prezente dhe në kaq përmasa. Këtu qëndron dallimi i madh. Albin Kurti është i vetmi lider shqiptar që nuk ka dhe nuk kërkon as pëlqimin, as miratimin, as rekomandimin e Serbisë. Përkundrazi, Beogradi e sheh si rrezikun kryesor për strategjinë e tij rajonale.
Ky pozicion e bën Kurtin figurë të veçantë: ai është i vetmi që buron drejtpërdrejt nga vota dhe vullneti i shqiptarëve, pa ndërmjetësim e pa kusht serb. Për Kurtin, kjo është barrë e rëndë – sepse e ekspozon ndaj presionit ndërkombëtar. Por për shqiptarët është privilegj historik: për herë të parë kanë një udhëheqës që nuk vjen i bekua nga Beogradi.
Historia e udhëheqjes shqiptare është një zinxhir varësish nga Serbia. Vetëm sot, me Albin Kurtin, është thyer një rregull njëqindvjeçar. Ky fakt duhet parë si një mundësi e re për kombin: të ndërtojë udhëheqje që buron nga vetja, jo nga miratimi i fqinjit.




You must be logged in to post a comment.