
Një dokument që ka rrjedhur nga kryesia e Kuvendit të Shqipërisë zbuloi se për këshilltarët e Elisa Spiropalit janë paguar rreth 30 milion lekë të vjetra në muaj vetëm rroga, ndërsa në një vit shifra shkon deri në 400 mijë euro. Nisur nga kjo, kreu i Lëvizjes Bashkë kujton se ka depozituar në kuvend nismën për minimumin jetik, por Elisa Spiropali nuk ka denjaur t’i kushtojë asnjë sekondë vëmëndje projektligjit duke e kthyer mbrapsht si të pashqyrtuar.
“Ne jemi tallur me znj.Spiropali kur e krahasonte shefin e vet Edi Ramën me Skënderbeun, por më duket se veçse të qeshim me të duhet të qajmë edhe me fatin tonë si qytetarë të një vendi ky pensioni minimal është rreth 90 mijë lekë”thotë Arlind Qori në një deklaratë në rrjetet sociale pasi ka mësuar për shifrat e ekzagjeruara të shpenzimeve të ish-kryetares së kuvendit.

Nisur nga kjo, Arind Qori thotë se ka një pyetje për të gjithë ata që po e dëgjojnë në rrjetet sociale: “Duke parë se çfarë ndodh nëpër botë, nga Nepali në Evropë, ku popujt ngrihen në këmbë për të vënë në vend dinjitetin e tyre, për të luftuar të korruptuarit dhe për të vënë drejtësi shoqërore, ne si shoqëri shqiptare, deri kur do t’i durojmë këto shushunja e parazitë që na pinë gjakun ngado në hierarkinë shtetërore? Cila do të jetë dita e madhe kur edhe ne si shqiptarë do të vendosim në vend dinjitetin tonë?”




You must be logged in to post a comment.