Mandati i ri, por me huqe të vjetra ky i Edi Ramës. Mes emërimeve të zevendësministrave sot nuk ra në sy vetëm Silva Caka e LSI-së që shkoi te Ministria e Brendshme, por edhe i Eugena Tominit si zëvëndësministre e Shëndetësisë.

Kujtojmë që Tomini ka qenë më parë drejtoreshë e ISHP.

Rama e emëroi njëhërë zëvendësministre të Shëndetësisë, për ta liruar nga kjo detyrë në dhjetor 2021. E emëroi serish në krye të Institutit të Shëndetit Publik.

Ndërsa sot e largon nga ajo detyrë dhe rikthen sërish si zëvendësministre të Shëndetësisë. Lëvizjet nuk tregojnë gjë tjetër vecse kaos, mungesë vizioni dhe burimesh njerëzore që duan t’i bashkohen qeverisë së tij.

Ata që shkojnë nga LSI-ja në oborrin e Ramës nuk janë gjë tjetër vecse batakcinjtë e radhës.

©LAPSI.al

Trending