
Bayern Munich hap javën e pestë të Bundesligës me tre pikët tashmë të zakonshme: bavarezët shkatërrojnë 4-0 Werder Bremen në “Allianz Arena” dhe bëjnë pesë nga pesë në kampionat. Tah hap shënimet në minutën e 22’, pastaj shpërthen i zakonshmi Kane me një tjetër dygolësh (45’ dhe 65’) dhe Laimer mbyll llogaritë në minutën e 87’. Djemtë e Kompany ngjiten në 15 pikë në klasifikim, humbja e tretë për Werder Bremen që mbetet në kuotën 4.
Gjithçka e lehtë për Bayern Munich, që firmos fitoren e pestë radhazi në Bundesligë duke shpartalluar 4-0 Werder Bremen dhe duke mbetur me pikë të plota në kuotën 15. Që nga minutat e para djemtë e Kompany i bëjnë të qartë kundërshtarëve rrjedhën e lojës: presion i lartë dhe shumë raste në çerekun e parë të orës. Për avantazhin vendasit duhet të presin minutën e 22’: nga zhvillimet e një goditjeje këndi Olise shtron për 1-0 të Jonathan Tah. Pas golit të ish-lojtarit të Leverkusen, Kampionët në fuqi nuk ndalen: nga fundi i pjesës së parë faulli i Friedl në zonë sjell dyfishimin e Harry Kane me penallti në minutën e 45’.




You must be logged in to post a comment.