Nje lajm I trishte vjen per nje nga figurat perfaqesuese ne fier, 30 shtator, 2025 ndërroi jetë, në moshën 89 vjeçare, qytetari malllakastriot – fierak, doktori stomatolog e kirurg Sulo Zenel Shehu, një ndër themeluesit e shërbimit stomatologjik të qytetit të Fierit.
Doktor Sulo Zenel Shehu, kreu studimet e larta në Bërno të Çekosllovakisë, për mjek stomatolog, dhe sa mbaroi studimet u emërua Drejtor për themelimin e Klinikës Stomatologjike Fier, ku punoi nga viti 1962 – 1990.
Gjatë kësaj periudhe zgjidhi probleme të vështira në shkencën stomatologjike, dhe në fushën e konceptimit të administrimit e menaxhimit të shërbimit stomatologjik Fier.
Punoi me profesionalizëm, korrektsi, e qytetari të lartë, në qytetin e Fierit edhe pas viteve 90 deri në moshën 80 vjeç.
Diaspora fierake ne Amerike I shpreh Ngushellime familjes.

Te qofte dheu i lehte doktor Sulo…..


Data 2 tetor
Ora 10 00 varrimi, në varrezat e Fierit

Tviliria Chicago

Trending