
AZGAN HAKLAJ
Pas Prishtinës dhe Hagës me dt. 17-të tetor në Tiranë do të tubohen me dhimbje e nerv por me krenari në zemër e shpirt shqiptarët nga të gjitha trojet etnike dhe nga diaspora.
Eshtë një bashkim idealist vullnetesh për drejtësi e liri njerëzore.

REZERVONI NE FIER
HOTEL CHICAGO 20%OFF
Eshtë modeli më brilant që jep një komb i lashtë në kontinent si ky i yni se si liria fitohet me mund e luftë, me sajrificë sublime, e po me aq mund e sakrifice mbrohet ajo dhe dinjiteti i prijësve të saj.
Kjo protestë i tejkalon më shumë se kurrë limitet e ndasitë politike pse vihet në pyetje ndërgjegjja jonë nacionale.
Vihet në prove mbrojtja e lirive themelore humane për një gjykim juridik të drejtë.
Kjo protestë mbi gjithçka konteston ata që shkelmojnë kushtetutën e shtetit të Kosovës, sepse i heq asaj alfën e saj, sovranitetin, ndërkohë që kjo kushtetutë është produkt demokratik euroatlantik.
E pra Dhomat e Specializuara të Hagës janë produkt i Kuvendit të Kosovës, por në rastin konkret paradoksalisht kanë devijuar nga qëllimi për të cilin janë ndërtuar ndaj është imperative jo vetëm ndalimi kushtetues por zhbërja e menjëhershme dhe një hetim i pavarur ndërkombëtar duhet të fillojë menjëherë!
Sot unë jam ÙÇK, je ti, jemi të gjithë ne që na rrjedh gjak i pastër në deje.




You must be logged in to post a comment.