
Teksa nesër mbahet një protestë në ndër të UÇK-së, vjen një ‘thumbim’ tjetër nga Kosova. Kryebashkiaku i LDK-së, që në garën e tanishme elektorale doli në balotazh, për një mandat të dytë, ndezi debatin në distancë.
Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar mbrëmjen e djeshme se ka nënshkruar një shkresë, e cila mundëson transport falas për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nesër, më 17 tetor do të protestojnë në Tiranë për burgosjen e Thaçit dhe të tjerëve.
“Sot kam nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë”, njoftoi Përparim Rama.
Mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Edi Rama ka pasur një përplasje në distancë me deklarata, ku nuk kanë munguar akuzat mes palëve.
Debate në Kuvend për Kosovën
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i është përgjigjur Tomorr Alizoti i cili tha se Kuvendi nuk miraton një rezolutë për gjenocidin në Kosovë.
Balla u shpreh se gjithmonë që është dashur Parlamenti shqiptar ka mbajtur qëndrimet e duhura, ndërsa ka ftuar demokratët të jenë nesër pjesë e protestës që do të mbahet në Tiranë.
Ai ka “propozuar” që nëse nuk duan të jenë pjesë e protestës, demokratët duhet të mbajnë një protestë të tyren te SHQUP-i, ku mbase do të ketë më shumë pjesëmarrës se në protestat e mëparshme të mbajtura nga opozita.
Taulant Balla: Kuvendi ka miratuar nga 1991 deri në 2025, 9 rezoluta e 11 deklarata sa i përket gjithçka ka ndodhur në Kosovë nga ’91 e deri në 2025.
Po shihja me kuriozitet rezolutën e miratuar në 1991, me konsensus të plotë nga deputetët e asaj legjislature.
Kuvendi ka mbajtur të gjitha qëndrimet kohën e duhur, për mbështetjen që kërkonte Kosova.
Nuk do të harxhon asnjë sekondë nga koha e vyer e Kuvendit për këtë çështje që ua kemi kthyer përgjigjen shpesh, por do kaloj në një çështje emergjente.
Asgjë që vjen nga Berisha e kur lidhet me Kosovën, nuk ka ardhur kurrë për mirë. Vendimi juaj, i PD për të bojkotuar protestën e nesërme ndërkombëtare në mbështetje të UÇK, është konfirmim i veprimeve kundër interesit të Kosovës.
Me që thatë se nuk doni krah Ramës, ai nuk do të jetë nesër në protestë, hajdeni pe nuk vini, sigurisht me kushtin që të mos e politizojmë. Bëni edhe ju nesër një protestë meqë nuk dini të vini me ta apo me ne. Bëni një tuajën nesër. Bëjeni në SHQUP, do ju vijnë më shumë sepse është një gjë që i përket interesit kombëtar”, tha ai.
Pas akuzave të Ballës, vjen kundërpërgjigja nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha bëri një bilanc të numrit të të vrarëve gjatë agresionit serb në Kosovë.
“Do të shtosh minutat e përgjigjes ndaj tij. Gjatë periudhës 98-99 forcat barbare serbe kryen në Kosovë rreth 100 masakra, të evidentuara ndaj popullsisë së saj. Në Likoshan, në 28 shkurt deri në 1 mars, 24 viktima civile, Prekazë; 5-7 mars, 59 viktima civile, 55 të familjes Jashari. Shalë e Bajgorës, 12 viktima civile. Në Abri e Epërme, 26 shtator, 24 viktima civile. Lubeniq, masakra e dytë, 100 viktima civile, mes tyre dhe gra shtatzëna.”, tha ai.
Berisha theksoi se kush shkel mbi sakrificën nuk ka gjak shqiptari.
“Ata që shkelin mbi gjakun e tyre këtij gjenocidit të tmershëmrë, ata nuk janë shqiptarë. Ata janë nivel njëriu primitiv ose kafshës. Por ju të tillë nuk doni ta paraqisni. Këto shifra janë të parlamentit të Kosovës, që ne duhet ta paraqesim këtu. Të mohosh ndërgjegjen e vendit tonë, do të thotë që të jesh një qenie pa ndërgjegje shoqërore dhe kombëtare.
Kjo është jashtë çdo lloj procesi. Por dhe ju keni një familje tuaj që kanë luftuar. Keni njerëzit që kanë rënë për atdheun. A mundet një shqiptar të shkelmojnë mbi këtë gjak. Po pse e bëni? Sepse kreu juaj është një argat i Vuçiçit. Po dhe çfarë çdo lloj kombësie që ti përkisnit ndaj gjenocidit duhet të qëndrojë. Ky është gjenocid. Vrasja për shkaqe entike e civilëve.”, tha Berisha./shekulli




You must be logged in to post a comment.