Këngëtarja Elsa Lila vijon polemikat në ditancë me kolegen e saj, Albina Kelmendi.

Zanafilla e kësaj përplasje nisi në Festivalin e 61 të Këngës, ku Elsa Lila u shpall fituese me votat e jurisë, por pas votave të publikut ishte Albina Kelmendi ajo që u zgjodh të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion.

Në lidhje me këtë, këngëtarja Elsa Lila ka deklaruar në një emision se nuk i është dhënë ajo që meritonte dhe tha se ka prova që votat e publikut janë blerë.

Më tej, këngëtarja u shpreh se mund ta kishte çuar më larg këtë çështje, por zgjodhi të mos e bëntë.

Elsa Lila tha se Albina Kelmendin ka qenë ajo vetë që e ka bërë artiste dhe deklaroi se hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë.

Ju mendoni që m’u dha haku që meritoja? Mendoj që jo, ç’publik? Provat janë që votat janë blerë nga publiku, pafund. Atë çështje do e kisha çuar shumë larg, por nuk e çova. Kam familjarë avokatë, mund ta bëja lehtë, por zgjodha të mos e kthej në skandal. E bëra me duart e mia, me diturinë dhe me artin tim, i njëjti person. Të kenë kujdes nga gjykatat, sepse funksionojnë kur duan. Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë”, deklaroi këngëtarja.

Trending