
Barcelona do të rikthehet në “Spotify Camp Nou” më 7 nëntor për një seancë stërvitore të hapur për publikun, më shumë se dy vjet pas fillimit të punimeve për ristrukturimin e stadiumit. Klubi katalanas e ka përshkruar këtë aktivitet si një test për rihapjen e pjesshme të impiantit.
Në këtë ngjarje do të lejohen rreth 23 mijë tifozë, ndërsa çmimi i biletave do të jetë 5 euro për abonuarit dhe 10 euro për publikun e përgjithshëm. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për projektin bamirës “Pulseras Blaugranas”, që mbështet fëmijët dhe adoleshentët në spitale.
Aktualisht, Barcelona vazhdon të luajë ndeshjet e saj në “Stadiumin e Montjuis”, deri në përfundimin e plotë të punimeve.
Punimet për “Camp Nou” janë vonuar disa herë, duke sjellë kosto shtesë për klubin. Projekti i ristrukturimit kap vlerën e 1.5 miliardë eurove dhe do ta bëjë stadiumin me kapacitetin më të madh në Evropë, me 105 mijë vende.




You must be logged in to post a comment.