Një grua është në mesin e të akuzuarve për një vjedhje spektakolare në Muzeun e Luvrit. Sipas raportimeve të mediave franceze, 38-vjeçarja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, akuzohet për bashkëpunim në vjedhje të organizuar dhe konspiracion kriminal me qëllim kryerjen e një krimi.

Ajo u paraqit para një gjyqtari, i cili vendosi qëndrimin e saj në paraburgim. 38-vjeçarja u arrestua në fillim të kësaj jave me katër të tjerë. Dy burra që ishin arrestuar më parë akuzohen tashmë për vjedhje dhe komplot kriminal pasi zyrtarët thanë se ata e kishin pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në grabitje. Dyshohet se njëri nga pesë të arrestuarit e deritanishëm ka marrë pjesë në grabitje.

Bizhuteri me vlerë 88 milionë euro u vodhën nga muzeu më i vizituar në botë më 19 tetor. Grabitja u krye brenda 7 minutash në orët e paraditës nga katër burra. Që nga dita e incidentit, masat e sigurisë janë shtuar rreth institucioneve kulturore të Francës. Ndërkohë, Luvri ka transferuar disa nga xhevahiret e tij më të çmuara në Bankën e Francës pas grabitjes. /CNA

Trending