Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar për mediat pas lajmit ende të pakonfirmuar se ka një vendim të Kushtetueses ndonëse jo zyrtare që rrëzon qeverinë duke konfirmuar Erion Veliajn në detyrë.

Berisha tha se kjo është një dhuratë pa dashje që Rama i bëri kundërshtarit të tij politik brenda PS.

Sali Berisha: E shoh vendimin e gjykatës si vendim që zbatuan ligjin. Si një dhuratë që Edi Rama që nuk njeh asnjë ligj e moral i bëri pa dashje kundërshtarit të tij kryesor brenda në parti Erion Veliajt.

E trajtoi si serial killer në qeli, e trajtoi sa detyrohesha unë një njeriu që s’dua tja dëgjoj emrin, e trajtoi në atë mënyrë që shkeli konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo lloj standardi të qëndrimit të një shteti ndaj një të burgosuri dhe i dha Erion Veliajt avantazhin e sotëm. De Facto nuk ka moral që haram Begaj dhe Edi Rama janë të palosur, janë të dorëzuar me këtë vendim.

Trending