
Janë mbyllur shatë ndeshjet e Champions League, të vlefshme për raundin e katërt.
Liverpool triumfoi minimalisht ndaj Real Madrid, në një ndeshje të dominuar totalisht nga anglezët. Golin e vetëm e shënoi McAllister në pjesën e dytë.
Zhgënjim total nga Juventusi, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Sportin Lisbona në shtëpi.
Bayern Munich vazhdon me ecurinë e fitoreve radhazi. Gjermanët triumfuan 1-2 ndaj PSG-së, falë dy golave të Luis Diaz.
Kolumbiani u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë, për ndërhyrje të ashpër ndaj Hakimi. Edhe pse në inferioritet numrik, bavarezët ia dolën të marrin fitoren e 16-të radhazi, në po kaq ndeshje këtë sezon në të gjitha garat.
REZULTATET:
LIVERPOOL-REAL MADRID 1-0
PSG-BAYERN MUNICH 1-2
ATLETICO MADRID-ROYALE 3-1
BODO/GLIMT-MONACO 0-1
JUVENTUS-SPORTING LISBONA 1-1
TOTTENHAM–COPENHAGEN 4-0
OLYMPIACOS–PSV 1-1




You must be logged in to post a comment.