Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median e njohur “Al Jazeera”, gjatë së cilës ndalet në një çështje me rëndësi për Shqipërinë, rajonin dhe Europën, siç është siguria. 

Rama ka deklaruar se me praninë e NATO-s është e pamundur që Rusia të sulmojë Shqipërinë.

Rama është shprehur se ka një gjendje të vazhdueshme provokimi nga rusët për shumë vende të Europës dhe Ballkanit.

“Rusia nuk do ta sulmojë Shqipërinë dhe Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian. NATO është gati për çdo lloj agresioni. NATO nuk ka askënd dhe asgjë për t’u frikësuar, sepse është ushtria më e fortë në botë deri më tani. BE-ja po provokohet shumë nga Rusia. Vendet në kufi me Rusinë po provokohen çdo ditë. BE-ja po mbron veten dhe po mendon të mbrohet më mirë. Fakti që BE-ja nuk ka një plan paqeje më duket shumë i çuditshëm. Unë jam shqiptar. Nuk kemi frikë. Nuk ka vend për armiqësi ruse në Shqipëri sepse nuk ka simpati për Rusinë”,-tha Rama./CNA

Trending