Qindra makina kanë krijuar një radhë për kilometra të tëra në Qytetin Industrial në Kaliforni ku banorët presin me orë të tëra për ushqim falas për shkak të mbylljes së qeverisë amerikane.

Situata në SHBA po përkeqësohet teksa paraliza fiskale në vend hyri në ditën e 38-të, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbylljes më të gjatë në historinë e vendit, e cila ndodhi në vitin 2019.
Mbyllja e qeverisë amerikane është tani më e gjata në historinë e SHBA-së, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 35 ditësh të vendosur në vitin 2019, gjatë mandatit të parë të Donald Trump.
Që nga 1 tetori, kur skadoi buxheti i mëparshëm, Kongresi nuk ka arritur të bjerë dakord për zgjidhjen e ngërçit, gjë që ka çuar në pushimin nga puna të qindra mijëra nëpunësve publikë, duke bllokuar pagesat ndihmës sociale dhe duke destabilizuar industrinë e linjave ajrore.
Mosmarrëveshjet mes demokratëve dhe republikanëve përqendrohet në çështjen e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor. Demokratët po kërkojnë një marrëveshje për të zgjeruar subvencionet e sigurimeve, të cilat e bëjnë kujdesin shëndetësor më të përballueshëm për miliona amerikanë.
Nga ana tjetër, republikanët dhe Presidenti Donald Trump këmbëngulin që ndihma ushqimore nuk duhet të ofrohet përmes programit SNAP, i cili u shërben miliona amerikanëve të varfër, përveç nëse demokratët bien dakord t’i japin fund mbylljes së qeverisë.





You must be logged in to post a comment.