Airbus ka kërkuar përditësimin e softuerit të kontrollit të aeroplanëve të tipit A320, pas një incidenti që mund të jetë shkaktuar nga një aktivitet i fortë i rrezeve diellore, i cili ka rrezikuar dëmtime serioze në sistemet e avionit.

WhatsApp Image 2025-11-29 at 19.47.53

Vendimi ka bllokuar efektivisht përdorimin e mbi 6,000 aeroplanëve në mbarë botën, pasi kompjuterët e bordit janë thelbësorë për funksione kritike gjatë fluturimit.

Përveç përditësimit të softuerit, mund të jetë i nevojshëm edhe një rializim i hardware-it, gjë që do të shkaktojë ndërprerje të mëdha në operacionet e fluturimit.

“Na vjen keq për shqetësimet e shkaktuara dhe do të punojmë ngushtë me operatorët, duke e vendosur sigurinë si prioritet absolut,” tha prodhuesi i avionëve.

Vendimi erdhi pas incidentit të 30 tetorit, kur një aeroplan A320 në fluturim mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara filloi të zbresë pa kontroll për disa sekonda gjatë fazës së kruizit, me autopilotin aktiv, para se të rikthehej në lartësi normale. Rreth 15 persona pësuan lëndime gjatë incidentit.

Përditësimet dhe kontrollet mbi Airbus A319, A320 dhe A321 do të fillojnë më 30 nëntor dhe do të kërkojnë nga “tre orë” deri në “disa javë”, në varësi të kompleksitetit të çdo aeroplani.

Trending