Presidenti çek Petr Pavel ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Rusisë, duke deklaruar se vendet evropiane mund të detyrohen të ndërmarrin masa ushtarake, përfshirë rrëzimin e dronëve dhe avionëve, nëse Moska vazhdon të shkelë hapësirën ajrore të NATO-s.

Petr Pavel në Zvicër në vitin 2024

Në një intervistë për Sunday Times, Pavel u shpreh se agresionet e përsëritura ajrore të Rusisë nuk janë incidente të rastësishme.

“Do të vijë një moment kur, nëse këto shkelje vazhdojnë, do të na duhet të përdorim masa më të forta, duke përfshirë potencialisht rrëzimin e një aeroplani ose droni rus,” tha ai, duke shtuar se askush nuk duhet të pranojë atë që Rusia vetë nuk do ta toleronte në hapësirën e saj ajrore, shkruan Sky News.

Sipas presidentit çek, dronët dhe avionët rusë që depërtojnë në hapësirën ajrore të NATO-s janë pjesë e një strategjie të qëllimshme për të testuar reagimin dhe kapacitetet e mbrojtjes së aleancës. Ai i përshkroi ndërhyrjet si “të planifikuara mirë dhe të përqendruara në objektiva të caktuar”.

Shkelje të tilla janë raportuar në mënyrë të përsëritur gjatë sulmeve ruse mbi Ukrainën, ku Polonia dhe Rumania kanë njoftuar raste të mbetjeve të raketave dhe dronëve rusë që kanë rënë në territorin e tyre që nga fundi i vitit 2023.

Trending