Ka pasur momente tensioni përpara selisë së kryeministrisë, ku Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë po protestojnë prej 24 orësh në një protestë “non stop”. Situata u tensionua pasi kreu i “Shqipëria Bëhet” ka ngritur çadër në bulevard, por policia i ka kërkuar që të largohet së bashku me çadrat e vendosura. Kjo ka sjellë tension mes qytetarëve dhe disa dëgjohen, duke thënë “shtet që vret”.

“Erdhën forcat e policisë dhe bënë një sjellje barbare. Brenda policisë së shtetit ka segmente banditësh. Dallkaukë që nuk kanë konceptin e ligjit. Edi Rama t’i do japësh dorëheqjen se je kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve. T’i je në pazar se je skuth në politikë. Ne do të vëmë jo një çadër, por qindra. Nuk ja del dot ti Rama, sepse je kapur në flagrancë”, – deklaroi Lapaj.

Pavarësisht thirrjeve të policisë, Lapaj dhe mbështetësit e tij deklarojnë se protesta do të vazhdojë. Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve për t’iu bashkuar protestës dhe theksoi se është i vendosur se nuk do të heqin dorë nga nisma.“Urojmë që qytetarët të bashkohen masivisht. Ata që më ndjekin e dinë që sa herë i kam hyrë një proteste ka zgjatur. Nuk ka kthim pas, do të rrimë këtu. Kjo e dëmton autokracinë e Ramës që është kthyer në të pangopur. Sot jemi pak, por po u bëmë 10 mijë a do vijnë të marrin çadrat prapë…

Të dashur ndjekës na dërgoni batanije, kemi nevojë, çfarë të keni na i dërgoni të kalojmë natën. Ftohtë është por nuk ka kthim pas. Shefi i tyre Rama e humbi durimin me gjyqtarët, punonjësit e policisë e humbën durimin me ne”, – tha Lapaj.

Leave a comment

Trending