Me siguri jo rastësisht Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka bërë sot një deklaratë falënderuese për Altin Dumanin teksa mes fotove të takimit që zyrtari i lartë amerikan pati në SPAK, ekspozon edhe Klodian Brahon, njërin prej kandidatëve për drejtimin e Prokurorisë së Posacme. Emri i tij përflitet si i preferuar prej amerikanëve për drejtimin e SPAK.

Dhe jo rastësi sërish, ambasada e publikon foton e Brahos një ditë para votimit të nesërm në KLP. Sikur kërkon të japë mesazh te anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që nesër të bëjnë “kujdes” për votimin e kreut të ri të SPAK.

Gjithcka ngjan të jetë një “paracaktim”, njëjtë sic bënë me Altin Dumanin 3 vite më parë kur Yuri Kim shkoi edhe vetë në mbledhjen e KLP. Më poshtë deklarata e plotë e Ambasadës së SHBA.

Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij.

Leave a comment

Trending