Kuvendi votoi mbrëmjen e së enjtes me 85 vota pro, zero kundër dhe 3 kundër, Endrit Shabanin si Avokat të ri të Popullit për një mandat 5-vjeçar.

Votimi ishte i fshehtë, por besohet se për kandidaturën e Shabanit votuan 82 deputetë të PS-së pasi mungonte Belinda Balluku dhe 3 të zgjedhurit e PSD-së. 

3 vota ishin kundër ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim. Nga salla u larguan edhe deputetët e partisë “Mundësia” dhe “Lëvizja BASHKE”. Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit nevojitej një shumicë e cilësuar prej 84 votash. 

Ra në sy ardhja në sallë edhe e kryeministrit Edi Rama që ka munguar gjatë gjithë ditës. Kreu i qeverisë votoi vetëm për Avokatin e Popullit dhe më pas u largua nga salla duke mos votuar as Buxhetin e shtetit dhe Paketën Fiskale. 

Më herët pati debate të gjata në sallën e Kuvendit për këtë çështje. Opozita tha se i kishte tërhequr firmat e saj për kandidaturën e Shabanit, por PS argumentoi se tërheqja e firmave ishte bërë përtej afateve ligjore dhe nuk ishte e vlefshme.

Shabani do të marrë vendin e Erinda Ballancës së cilës i kishte mbaruar mandati prej 3 vitesh

Lapaj: Tradhtarin e përdori Rama, sot i doli koka

Adriatik Lapaj tha gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Edi Rama përdori Endri Shabanin, për të sabotuar hyrjen e tij në Parlament dhe sot e shpërbleu duke e bërë Avokat të Popullit.

“Ti zoti Rakipi e di mirë, që ai përmes të dërguarve të vet më ka kërkuar të bëhem pjesë e qeverisë dhe e kam refuzuar. Ai ka dërguar njerëz të bëhesha palë, duke ofruar disa poste dhe e kam refuzuar. Pasi më kanë kërcënuar dhe shantazhuar, kanë bërë telenovelën e shëmtuar, me të futurin e vet, tradhtarin, që tani i doli koka.

Regjimi i Ramës po çmontohet në sytë e shqiptarëve. Edi Rama, është regjisor dhe skenarist i asaj shëmtie që bëri me atë që sot po zgjedh Avokat Populli, nuk ka shqiptar që nuk kupton pazarin e tyre ,për të ndalur një zë të vërtetë dhe përfaqësues të mandatit më të votuar në historinë e Shqipërisë – tha Lapaj.

Ai ka nisur të protestojë para zyrës së Ramës duke fjetur aty bashkë me disa të rinj të tjerë ndaj u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë.

“Ai është i shqetësuar sepse e di ç’do të thotë të të vijnë poshtë zyrës njerëz që bashkohen në palcë të dimrit për të fjetur dhe rezituar përballë, pasi gjërat janë shumë keq. E nisa i vetëm, por tashmë në ditën e tretë po shtohet numri i të rinjve, që qëndrojnë këtu gjithë natën dhe brenda pak ditësh do të jetë sasi e jashtëzakonshme njerëzish.

Po flasim përballë regjimit tragjikomik të Ramës, që ka shkaktuar gjendje tragjikë në realitetin e jetës tonë të përditshme, duke na thënë që gjyakta shqiptarë nuk pezullon dot ministren, se nuk qeveriset dot vendi. Të gjithë e dimë se KM mund të emërojë dhë shkarkojnë ministra, ky mund të shkarkojë Ballukun dhe të vazhdojë, por i ka ngelur sharra në gozhdë dhe ka kaluar në mbrojtje kolektive.

Nga reagimi i shoqatës së gjyqtarëve, për herë të parë, si kurrë më parë, iu bë me dije të mos zgjasë gjymtyrët e tyre. Ai është individi që bashkë me një njeri krejt pa vlera, që i binte gjoksit si njeri kundër sistemit, sot dëhsmoi se pengoi lëvizjen tonë me 64 mijë vota. Autori i kësaj ishte Edi Rama” – tha Lapaj.

Trending