Të paktën 12 persona u vranë, përfshirë një fëmijë, dhe 29 të tjerë u plagosën në një sulm me armë në plazhin Bondi të Sidneit në festën hebraike të Hanukkah. Policia australiane dhe kryeministri australian e kanë përshkruar sulmin si një akt terrorist.
Njëri nga autorët u qëllua për vdekje nga policia, ndërsa i dyti është në gjendje kritike. Sipas raportimeve të mediave australiane, një nga personat e armatosur u identifikua si Naveed Akram nga Pakistani, i cili jetonte në Bonnyrigg, në jugperëndim të Sidneit. Autoritetet bastisën shtëpinë e tij, megjithatë, ende nuk dihet se çfarë gjetën.
Policia po kërkon prova në lidhje me autorin e dytë, ndërsa po shqyrton mundësinë edhe të përfshirjes së një personi të tretë të armatosur në sulm. Mike Burgess, një zyrtar i lartë i inteligjencës australiane, tha se njëri nga të dyshuarit në sulm ishte i njohur për autoritetet, por nuk ishte vlerësuar si një “kërcënim i menjëhershëm”.
Autoritetet njoftuan se kishin zbuluar një pajisje shpërthyese në një makinë në Campbell Parade, e cila u largua nga ekspertët e çaktivizimit të bombave. Incidenti ndodhi rreth orës 6:30 të pasdites së të dielës (ora lokale), në një mbrëmje të ngrohtë vere në plazhin e famshëm Bondi, ku rreth 1000 njerëz ishin atje vetëm për festën e Hanukkah.
Sipas dëshmitarëve, të shtënat zgjatën rreth 10 minuta, gjatë të cilave mbizotëruan skena kaosi, me qindra njerëz që vraponin për të gjetur strehim.
“Isha duke u përgatitur për të shkuar në shtëpi, po i vija gjërat në çantë, mora shapkat, isha gati të hipja në autobus dhe pastaj fillova të dëgjoja të shtëna me armë”, – tha 38-vjeçari Marcos Carvalho, një banor i zonës. “Të gjithë u panikosëm dhe filluam të vraponim. I lamë të gjitha pas dhe vrapuam drejt kodrës. Duhet të kem dëgjuar, nuk e di, ndoshta 40, 50 të shtëna” – shtoi ai.
“Në fillim mendon se është një ditë e bukur në plazh. Sheh njerëz që argëtohen. Dhe papritmas, sheh njerëz që vrapojnë pranë teje dhe thonë se ka një person që po qëllon, se ka ndodhur një sulm masiv dhe se njerëz po vriten”, – rrëfen Grace Matthew, gjithashtu një banore e zonës.
Një video fiksoi momentin kur njëri prej autorëve bie i vdekur nga të shtënat e policisë në një urë të vogël që të çonte në plazh. Një tjetër video që qarkullon në internet tregon momentin kur një burrë sulmon njërin nga autorët e krimit, duke arritur ta çarmatosë atë.

Autori i krimit largohet, ndërsa qytetari-hero nuk e qëllon, pasi nuk dëshiron të marrë ligjin në duart e veta, siç raportoi një dëshmitar në kamerat televizive. Sipas mediave australiane, personi që ndërhyri ishte një arab, 43-vjeçar Ahmed al Ahmed, banor i Sidneit, baba i dy fëmijëve dhe pronar i një dyqani frutash, i cili edhe vetë u plagos gjatë tentativës së tij.
Incidenti vdekjeprurës i së dielës ishte më seriozi në një seri sulmesh antisemite ndaj sinagogave, ndërtesave dhe makinave në Australi që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza në tetor 2023. Të shtënat masive janë të rralla në Australi, një nga vendet më të sigurta në botë.
“Ky është një sulm kundër australianëve hebrenj në ditën e parë të Hanukkah, e cila duhet të jetë një ditë gëzimi, një festë besimi. [Sulmi është] një akt mizorie, antisemitizmi, terrorizmi që ka goditur në zemër të vendit tonë”, – tha kryeministri australian Anthony Albanese.
Presidenti izraelit Isaac Herzog e denoncoi si “një sulm brutal ndaj hebrenjve” dhe i bëri thirrje Australisë të marrë më shumë masa për të luftuar antisemitizmin. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se e kishte paralajmëruar homologun e tij australian se politikat e vendit të tij po inkurajonin antisemitizmin. Netanyahu tha se sulmi “ishte një vrasje me gjakftohtësi” dhe se antisemitizmi “përhapet kur udhëheqësit heshtin”.

You must be logged in to post a comment.