
Gazetari fierak Arber Emiri sjell kete report nepermjet fb ;
Një lajm i trishtë sapo më erdhi nga Fieri.Doktor Jetnor Sulaj nuk jeton më.Sëmundja e tmerrshme e ka rrëmbyer ne harkun kohor të gjashtë muajve të mirin Jetnor.
Ai pas dipllomimit në Shkollën e Lartë Mjekësore punoj si doktor fillimisht në
Dibër si mjek ushtarak dhe pastaj për vite të tëra deri sa doli në pension punoj mjek në Kompaninë Albpetrol. Pasioni për futbollin e lidhi fort me skuadrat e futbollit të
Zonës.Apollonia,Albpetrol,Bylis do të ishin strehëza e tij pas përfundimit të punës si mjek.Fusha e blertë u bë shumë e dashur për të dhe ngrohtësia dhe profesionalizmi i tij e bënë shumë të dashur me të gjithe njërëzit e futbollit.Kurdoherë i gatshëm dhe gjithmonë buzagaz doktor Jetnori ishte një njeri i korrekt dhe një familjar i shkëlqyer. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Xhuljetën rritën dy vajzave të mrekullueshme Amarildën dhe Ornelën.Përveç futbollit,doktor Jetnori kishte një pasion të jashtëzakonshëm për librat.Ai ishte një lexues i rregullt i librave dashuri që e kishte mikluar edhe tek gjithë njërëzit e familjes së tij të dashur.Nga sot Fierit dhe fierakëve do ti mungoj një qytetar model,një baba babaxhan,një njëri i përkushtuar që gjithë jetën punoj me ndershmëri dhe pasion.Njërzve të futbollit do tu mungoj doktori i dashur Jetnor Sulaj, që gjithmonë kishte kohë për të ndihmuar sa herë ata kishin nevojë për ndihmën e tij. Ngushëllimet më sinqerta familjarëve dhe në mënyrë të veçantë vëllait Fatos, për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Lamtumirë Dr Jetnor Sulaj.Të qoftë e lehtë lëndina.
Cermonia mortore për përcjelljen për në banesën e fundit do të zhvillohet nesër në orën 10.00 datë 20.12.20025 në vareezat e qytetit Fier./ARBER EMIRI




Leave a comment