
BOURNEMOUTH–BURNLEY 1-1
Seria pa fitore e Bournemouth në Premier League vazhdoi pasi Armando Broja shënoi golin e barazimit në minutën e 90’ për Burnley, duke i mohuar skuadrës së Andoni Iraola fitoren e parë që nga fundi i tetorit. “Clarets” e bënë tëvuante Bournemouth në pjesën e parë, duke u mbrojtur thellë dhe duke pritur vendasit të sulmonin, me asnjërën skuadër që nuk regjistroi një goditje në portë në 45 minutat e para, edhe pse “Cherries” kishin shumicën e zotërimit të topit. Antoine Semenyo i dha avantazhin Bournemouth me 23 minuta nga fundi, me një përfundim të shkëlqyer nga skaji i zonës. Por Armando Broja u ngrit dhe devijoi me kokë një krosim nga e djathta, duke e kaluar topin përtej Djordje Petrovic dhe duke i siguruar Burnley një pikë në fundin e ndeshjes. “Cherries” janë tashmë pa fitore në tetë ndeshje, duke grumbulluar katër pikë në këtë periudhë.
Broja nuk shënonte gol në Angli që nga 6 janari i vitit 2024, kur Chelsea përballej me Preston në FA Cup dhe shkodrani realizoi në fitoren 4 me 0. Pastaj, goli në Premier League mungonte nga 2 tetori i vitit 2023, edhe për dëmtimet e shpeshta të rënda që Broja ka kaluar.




You must be logged in to post a comment.