Tetë ndeshje pa tifozë dhe natyrisht një gjobë e fortë. Kaq ka qenë dënimi që Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur për klubin Flamurtari. Klubi, në arsyetimin e Disiplinorit ka “dështuar të përmbushë detyrimet dhe përgjegjësitë”, duke lejuar tifozët të futeshin në fushë, pa garantuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë të KF Teuta.

Incidenti ndodhi në minutën e 69’ të ndeshjes në Vlorë mes Flamurtarit e Teutës, kur pas një përballje mes Beshirajt e tifozët zbritën nga tribuna në fushë, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes për 18 minuta. Hamiti dhe delegati i ndeshjes i FSHF-së vendosën të rifillonin ndeshjen pas zbrazjes së tribunës qendrore nga tifozët. Teuta, në fakt, pretendoi pas ndeshjes së lojtarët e saj Boçi e Beshiraj u goditën dhe se e vazhduan lojën pa dëshirën e tyre.

Asnjë fjalë në vendimin e Disiplinës për pretendimin e klubit durrsak, ndërsa për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve, “cënimit të sigurisë së lojtarëve dhe interesit publik të garës, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë nuk lejohet të konvertohet ne perputhje me nenin 75 te KDE”.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

Flamurtari FC, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 13/2, 17/1, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me zhvillimin 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.

Për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve, cenimit të sigurisë së lojtarëve dhe interesit publik të garës, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë nuk lejohet të konvertohet ne perputhje me nenin 75 te KDE

Zyrtari i KF Vora, Bazio Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Iliria, Adolf Selmani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lexo më tej: “Lojtarët u rrahën, delegati i FSHF-së na detyroi të luanim”: Teuta bërtet “skandal”

Lojtari i FK Pogradeci U-19, Aldor Cekici, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Pogradeci U-19, Igli Xhajollari, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Shkodra U-19, Klisman Kallajxhiu, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Rinia EL U-15, Enes Pelushaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Shënkolli U-14, Mateo Meta, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Leave a comment

Trending