
Rrjeti prestigjioz amerikan CNN i ka kushtuar vëmendje situatës politike në Shqipëri. Në një video të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale CNN shkruan se protestat në Shqipëri kanë nisur pas javëve të tensionuara në vend, të shkaktuara nga akuzat për korrupsion ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.
CNN përmend edhe tensionet e javës së fundit në Parlament, ku pamjet e deputetëve të opozitës bënë xhiron e mediave ndërkombëtare.
Protestuesit që hodhën molotovë përpara kryeministrisë kërkuan dorëheqjen e qeverisë, ndërsa SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim arrestimin e saj, thotë CNN, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Shqipëri.





Leave a comment