
Kisha Katolike përmes një mesazhi të përbashkët me Ipeshkvët ka uruar besimtarët për festën e Krishtlindjes. Në mesazhin e tyre Ipeshkvët kanë përcjellë mesazhe për paqe, shprese dhe dashuri.
Imzot Gjergj Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se në këtë urim do të donin të ishte edhe urimi i Imzot Simon Kulli. Ai u shpreh se Imzot Kulli i uron besimtarët nga qielli dhe se lutet për ta.
Imzot Giovanne Peragine më tej u shpreh se festa e Krishtlindjve u kujton besimtarëve se Zoti është pranë tyre në çdo moment edhe në vështirësi, pasiguri dhe vuajtje.Pjesë e mesazhit ishte edhe Imzot Arjan Dodaj teksa u shpreh se Krishtlindja është dalja nga errësira. Imzot Ottavio Vitale u bëri thirrje besimtarëve të ndryshojnë në këtë festë të rëndësishme dhe të kthehen te Zoti.



Leave a comment