
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se, ndaj italo-shqiptarit Karlo Bolino do të bëhen padi të reja në SPAK.
Këlliçi bëri të ditur se, dosjet ndaj Bolinos janë bashkuar në një të vetme në SPAK, por do të ketë edhe denoncime të reja, për shkak të materialeve të reja që janë mbledhur informacione të reja në lidhje me ngritjen dhe financimin e medias së Bolinos.‘Janë bërë tashmë publike dhe pra ardhur tek ne informacione të reja në raport me abuzimin që është bërë me ngritjen dhe financimin e kësaj medieje, që është, le të themi dhe një herë, edhe në fakt ndaj plotësisht qëndrimin me Bledin, për çka tha pak më parë, në këtë vend shumica e mediave janë si media e Bolinos, por është pikërisht media e Carlo Bolinos që mishëron më së miri keqpërdorimin dhe kapjen, nga pushteti të një medieje.
Apo më saktë dhe krijimin, sepse mediat e tjera kombëtare kanë vite dhe kanë qenë në treg në fakt edhe më përpara sesa Edi Rama të bëhej kryeministër, por në fakt me Bolinon ka ndodhur tjetër gjë. Pra Bolino është një ide fillestare e Edi Ramës, është ushqyer me paratë e buxhetit të shtetit nga Edi Rama, i është dhënë truall publik nga Edi Rama dhe është ngritur si media po nga Edi Rama.
Keni parë dhe pamjet te Plugu të hapjes së shampanjës e Edi Rama që inspektonte mediat e tjerë e tjerë, po nga Edi Rama. Pra është një projekt i mendjes djallëzore dhe të sëmurë të Edi Ramës, që e ka ekzekutuar Carlo Bolino dhe për këtë arsye, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, në vijim të dy kallëzimeve që ka bërë, për Carlo Bolinon, të cilat janë të bashkuara në një kallëzim të vetëm dhe janë objekt i SPAK-ut dhe i hetimit për momentin nga prokurori Sotir Kllapi dhe kanë rreth dy vite, shumë shpejt do të depozitojë dhe informacione të reja që kanë të bëjnë jo vetëm me shpronësimin e truallit, me kompensimin dhe më pas me dhënien me 1 euro të truallit për Bolinon.
Por kanë të bëjnë dhe me faktet e reja që kanë dalë tashmë dhe janë bërë publike. Kanë të bëjnë me tenderat që ka marrë Bolino, ndikimin e tij të paligjshëm te zyrtarët e shtetit, korrupsionin pasiv dhe sigurisht detajet e reja të dosjes Balluku që lidhin drejtpërdrejtë, ëhë, Ballukun, paratë publike me Carlo Bolinon dhe Report TV’, tha ndër të tjera, deputeti Belind Këlliçi në SYRI TV.
© SYRI.net





Leave a comment