Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha në një intervistë të shtunën se Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Evropa po zhvillojnë “luftë totale” kundër vendit të tij. Ai e përshkroi fushatën e presionit kundër Teheranit si më komplekse dhe dëmtuese sa lufta Iran-Irak.

“Sipas mendimit tim, ne jemi në një luftë të plotë me Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Evropën; ata nuk duan që vendi ynë të qëndrojë në këmbët e veta”, tha Pezeshkian.

Ai tha se lufta aktuale është më e keqe se lufta në Irak në vitet 1980.

“Nëse dikush e kupton siç duhet, kjo luftë është shumë më komplekse dhe më e vështirë se ajo luftë. Në luftën me Irakun, situata ishte e qartë; ata qëlluan raketa dhe ishte e qartë se ku do të kundërsulmonim. Por këtu, ata tani po na rrethojnë në çdo aspekt, duke na vënë nën presion dhe në qoshe të ngushta, duke krijuar probleme – ekonomikisht, kulturorisht, politikisht dhe në aspektin e sigurisë.”, shtoi ai.

Kujtojmë që disa muaj më parë, Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulme me raketa kundrejt njëri-tjetrit.

Po ashtu edhe SHBA goditi tre objekte bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Esfahan për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave.

Leave a comment

Trending