Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, me një numër ende të pjesshëm votash të numëruara. Sipas të dhënave zyrtare, procesi i numërimit është në vijim.

Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje surprizon, ajo kryeson bindshëm garën elektorale me 47.12% të votave, ose 72,737 vota, duke ruajtur epërsinë e qartë ndaj partive të tjera.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.33% ose 29,842 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 13.68%, që përkthehet në 21,122 vota.

Pas tyre vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.70% ose 11,884 vota, e ndjekur nga Srpska Lista me 4.59% dhe 7,079 votaNisma Socialdemokrate ka siguruar deri tani 1.82% të votave, ose 2,806 vota.

Sipas KQZ-së, deri në momentin e publikimit të këtyre të dhënave, janë numëruar rreth 7.99% e votave, ndërsa procesi vijon në qendrat e votimit në mbarë vendin.

Leave a comment

Trending