Qindra banorë të Vlorës kanë rrethuar gjatë mbrëmjeës së sotme teatrin Petro Marko, aty ku bashkia po festonte për festat e fundvitit.

Qytetarët, mes të cilëve ka edhe përfaqësues të partive opozitare, kanë hapur me dhuna portat e teatrit dhe janë futur brenda, duke lëshuar thirrje të forta kundër qeverisë.

Duam ujë”, përsërisin protestuesit vlonjatë.

Ata kanë pushtuar sallën duke bërë thirrje që të vijë ti takojë kryetarja e bashkisë.

Ndër të tjera protestuesit thërrasin “Poshtë qeveria”. 

Leave a comment

Trending