Në intervistën e tij të radhës ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha në emisionin “Çim Peka LIVE” se 4 persona janë “depozitat” kriminalo-financiare të Edi Ramës ndër vite.

Sipas Ahmetajt, Balluku, Veliaj, Manastirliu dhe AKSHI janë depozitat e Ramës me të cilët ai është sjellë ndryshe, duke i mbrojtur nga akuzat.

Edi Rama, kreu i organizatës, ka 4 depozita, të interesave të veta kriminalo-financiare. Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës me plaçkitësen, AKSH-i, kopshti privat i tij dhe 7-8 vitet e fundit edhe shëndetësia. Për shëndetësinë do flasim herës tjetër, siç e diskutuam. Edhe për thagmën e tokave. Ju e dini, unë jua tregova, sot në emailin tim 1000 Nest Angoni dërgojnë denoncime.

Kjo është arsyeja pse është sjellë ndryshe me ata (Ballukun, Veliajn, Manastirliun dhe AKSHI-n) dhe ndryshe me mua. Kjo. Pyetja jote ishte pse ata i mbron? Unë do isha i turpëruar të më mbronte kreu i organizatës. Mua po të më mbronte kreu i organizatës, po jua them shqiptarëve, i bie që isha pjesë e organizatës së tij kriminale.

Tentojnë të akuzojnë për asete private të vëna para emërimit tim në qeveri. Unë e bëra një sfidë. Një veting hetim pasuror. Dhe do t’ju lutem që të dali përballë shqiptarëve dhe të thotë që po, Ben Ahmetaj i është shtuar pasuria. Ja çfarë ka vënë, ja çfarë ka vënë, ja çfarë ka vënë dhe pastaj të më krahasojnë me të tjerët.

Po. Sfidë! Jo një sjellje ndryshe aty, një sjellje ndryshe këtu. Këtë e fusim në burg, këtë nuk e fusim. Këtë i kërkojmë pezullim nga detyra… pezullim nga detyra, me kë talleni ju? Ç’është kjo pezullim nga detyra? Pse kaloni nga shkalla në shkallë ju?

Do përballem unë me drejtësinë, se e thonë, unë do përballem me drejtësinë kur kreu i organizatës të mos i ketë, të mos i ketë duart në fyt” – tha Ahmetaj. ©LAPSI.al

Leave a comment

Trending