xrwma-machado-trump

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi për “Fox News” se mezi pret të takohet me lideren e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, duke zbuluar se fituesja e këtij viti e Çmimit Nobel për Paqen pritet të vizitojë Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.Gjatë një interviste në emisionin e Sean Hannity, Trump u pyet nëse planifikon të takohet me Machado-n pas sulmit të fundit amerikan në Venezuelë, i cili çoi në arrestimin e presidentit Nicolás Maduro. “Nga sa kuptoj, ajo do të vijë diku javën e ardhshme. Pres me padurim ta përshëndes”, u shpreh presidenti i SHBA-së.

Leave a comment

Trending