Nje plain I trishte vjen nga teatri bylys ne fier per vdekjen e parakoshme te Edmond Dashit rrobaqepes nje teatrin bylys por nje I tille ne dinastine e rrobaqepeseve te familja Dashi ne Fier,djali I Nas Dashit DHE nip I Llazar Dashit,ikona fierake te rrobaqepesise ne fier.

Ja postimi I plote ne fb

🖤 Në kujtim të Edmond Dashit (Mondi).

U nda nga jeta dje, në 11 janar 2026, Edmond Dashi, me profesion rrobaqepës, një nga punonjësit e përkushtuar dhe kontribues të Teatrit “Bylis”.

Edmond Dashi filloi punë në Teatër në vitet 1988–1989 dhe shërbeu aty deri në daljen e tij në pension, duke dhënë një kontribut të vyer në realizimin e dhjetëra shfaqjeve teatrale. Të punoje në teatër në atë periudhë kërkonte profesionalizëm të lartë, saktësi dhe përgjegjësi maksimale, pasi bashkëpunohej me skenografë dhe kostumografë ndër më të mirët e vendit. Mondi ishte pikërisht i tillë: ekzekutues i përpiktë, serioz dhe i palodhur në punën e tij.
Njeri i qetë, korrekt dhe pa fjalë të tepërta, ai kontribuoi për vite me radhë në prapaskenë, aty ku ndërtohet me heshtje dhe përkushtim arti i skenës.

Teatri “Bylis” nderon me respekt figurën dhe kontributin e Edmond Dashit dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

🕯️ U prehsh në paqe, Mondi.
.
Drejtoria e Artit, Kulturës & Turizmit & Kolektivi i Teatrit “Bylis”

Te qofte dheu i lehte miku im i lagjes DHE femijerise.

Gezim Muhaj

Chicago

Leave a comment

Trending