Në Republikën Islamike të Iranit para shumë viteve u vendos që feja ta orientojë shtetin dhe kombin iranian…, dhe ja se çfarë ndodh në fillim të 2026-s. Republika Islamike i vret njerëzit e vet.
Ngjarjet në Iran tregojnë qartë se feja nuk mund të jetë alternativë e kombit!


Feja, padyshim se është ndjesi shpirtërore, të cilën mund ta zgjedhësh, ndërkaq përkatësinë kombëtare nuk mund ta zgjedhësh, Ajo zë fill me lindjen e foshnjës, të cilës e ëma i këndon në gjuhën e saj!
Rilindasit shqiptarë të të gjitha besimeve: Hoxhë Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Sami Frashëri, Naim Frashëri, Faik Konica, Fan Noli…, personalitete vizionare, e patën kuptuar qartësisht se, feja është çështje shpirtërore, ndërsa kombi është çështje mbijetese!
Pa forcimin e IDENTITETIT KOMBËTAR, shqiptarët rrezikojnë të zhduken!
Të rikujtojmë të kaluarën:
Otomanët e vunë në shërbim të shtetit fenë islame;
Popujt evropianë dhe ballkanikë, gjithashtu e vunë në shërbim të shteteve të tyre, fenë e krishterë – katolike e ortodokse.

Në kohën e rënies së Perandorisë Osmane, shtetet e vogla ballkanike e vunë në shërbim të luftës fenë ortodokse dhe e shfrytëzuan përçarjen fetare tek shqiptarët për ta mohuar ekzistencën e kombit shqiptar.

Kombi shqiptar ka histori të lavdishme – ME TRADITA E ZAKONE TË PËRBASHKËTA, nga koha antike, e mesjetës e deri më sot.
Kombi shqiptar ka gjuhën dhe kulturën e vet – IDENTITET ORIGJINAL EVROPIAN.
Doktrina e kombit shqiptar, o sot o kurrë, duhej të jetë SHQIPTARIZMA, si një doktrinë institucionale, së cilës duhet t’i shërbejnë, jo vetëm institucionet shtetërore, por edhe institucionet fetare.
Përfundimisht, në një Botë të “trazuar”, shqiptarët duhet ta “harmonizojnë” besimin fetar me interesin kombëtar!

Prof. Dr. Zeqirja REXHEPI

Leave a comment

Trending