
Shume shpesh shohim kudo ne media online emrin e nje Fieraku qe na krenon per ate qe ai ka bere DHE ben per fjalen e shkruar.
Por kush eshte Odiseja?
u lind ne Fier me 22.02.1969
Aktualisht Shefi i Botimeve Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
ARSIMI;
-2012-Master në Shkencat Politike, International University of Struga
Me temë “Marrëdhëniet Shqipëri-Kinë, ulje-ngritjet e tyre”.
-2013-Universiteti Bujqësor i Kamzës, Fakulteti “Financë-Kontabilitet”
Me temë “Banka e Shqipërise, realiteti dhe problemet rreth saj”.
-1990-Universiteti “ Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Mësuesisë, Shkodër
-1983-1987 Shkolla e Mesme Pedagogjike “Pandeli Sotiri”, Gjirokastër
-2009-Kursi Pasuniversitar për “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”, Tiranë në Akademinë e Diplomacisë Shqiptare
VEPRA SKENIKE (Të vëna në skenë )
- “Klithma e një nëne të marrë”- monodramë, vënë në skenë në teatrin “Bylis”, Fier, me aktoren Hajrie Rondo. 2006
- “Ylli i mëngjesit”- dramë vënë në skenën e teatrit Migjeni, Shkodër, 2009
- “Velloja e bardhë” monodramë, teatri “Andon Zako Çajupi”, Korçë, me aktoren Zamira Kita, 2008
- “Flakët e shpirtit”, dramë në teatrin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, qershor 2010
- “Të rendësh i lirë”, dramë për fëmijë, 2009
- “Moonlight”-film me metrazh të shkurtër, skenarist, 2007
- “Fëmijët e ndrojtur”- komedi, teatri “Metropol”, Tiranë 2014
- “Pengu”- monodramë teatri “Petro Marko”, Vlorë 2015
- “Fëmijët e ndrojtur”- komedi, Teatri i të Rinjve të Prishtinës, 2016
- “Klithja”- monodramë, Instituti Ndërkombëtar i Teatrit Kosovë gusht 2016
- “Fjala e fundit”- dramë me regji Bruno Shllaku (projekt privat), Shkodër 2017
- “Pak gjumë, o njerëz”-monodramë Kosovë prill 2018
- “Qullaci”- teatër për fëmijë, Fier 2023
- “Amber Alert”-monodramë, teatri “Viktoria”, Athinë, Greqi 2024
- “Shtëpia e re”-dramë, teatri “Bylis”- Fier, 2024
- “Engjejt” Monodramë, Bashkia e Tiranës, Teatri “Metropol”- Tiranë 2025
- “Pleqëri me kusure”, komedi teatri “Bylis”- Fier 2025
- “Miu Griosh”, komedi T.K.Eksperimental “ Kujtim Spahivogli”, Tiranë 2025
BOTIME
Letërsi për fëmijë: - “Qullaci” novelë-përrallë për fëmijë, 1999
- “Kur qeshen ëndërrbukurat”- novelë për fëmijë, 2009
- “Zhguni i Gjinkallëdredhakut”- novelë për fëmijë 2011
- “Breshka e Krislit” novelë për fëmijë ,2015
- “Tri ndodhitë e Orikut” novelë për fëmijë, 2017
- “Të rendësh i lirë”, novelë për fëmijë, 2019
- “Djaloshi i ëndrrës së blertë” novelë për fëmijë, 2021
- “Takim me pitër Panin” novelë për fëmijë, 2022
- “Tri ndodhitë e Orikut” novelë për fëmijë, (italisht) 2022
- “Tri ndodhitë e Orikut” novelë për fëmijë, (anglisht) 2022
- “Tri ndodhitë e Orikut” novelë për fëmijë, (gjermanisht) 2022
- Aventurat e Daorsit, novelë për fëmijë, 2024
LETERSI PER TE RRITUR: - “Lotin nuk e fal”- vëllim me tregime për të rritur, 1995
- “…dhe gjethet bien…”- vëllim me poezi për të rritur, 2005
- “Kthimi i Samantës”- vëllim me tregime e novela 2005
- “Kur qeshen ëndërrbukurat”- novelë për fëmijë, 2009
- “Zhguni i Gjinkallëdredhakut”- novelë për fëmijë 2011
- “Udhëkryq” novela 2015
- “Breshka e Krislit” novelë për fëmijë , 2015
- “Tri ndodhitë e Orikut” novelë për fëmijë, 2017
- “Puthje të mbetura në ajër”, poezi, 2017
- “Të rendësh i lirë”, novelë për fëmijë, 2019
- “Kalërim në tokën e ëndrrës”, poezi, 2020
- “Ditar dashurie në vargje”, poezi, 2023
- “Edhe unë jam Odise”, poezi dhe prozë, greqisht 2023
- “Për një gotë verë”, roman, 2024
ÇMIME LETRARE : - “Dyluftim nën hënën mashtruese”, Çmimi i parë në konkursin e tregimit organizuar nga Revista “Obelisk”, Tiranë 23 janar 2010
- Çmimi i parë “Xhemal Doda” në poezi në Prizren 2015, Kosovë
- Çmimi i parë në tregim “Pena e flakës” 2016 Gjilan, Kosovë
- Çmimi “Ali Podrimja” Gjakovë, Kosovë 2016
- Çmimi i dytë në “ Takimet poetike në Sharr” Tetovë 2018
- Çmimi i tretë në “Takimet e diasporës” në Podujevë 2018
- Çmimi i parë në “Pena e flakës” në tregimin me shifër, Gjilan 2019
- Çmimi i dytë “Flakadani i Karadakut”, Viti, 2019
- Çmimi i parë “Kultura na bashkon” Preshevë 2019
- Çmimi i tretë “ Në prehrin e Gjalicës” Kukës 2021
- Çmimi i dytë, konkursin “Sulejman Krasniqi”, Rahovec. Kosovë 2022
- Çmimi i parë “Cila ëndërr të thuri, xhubletë”, Tuz, Mali i Zi 2023
- Çmimi i dytë “Sulejman Krasniqi” Rahovec, Kosovë 2023
- Çmimi i tretë “Sulejman Krasniqi” Rahovec, Kosovë 2025
E nisi si nje gazetar kurajoz ne tvkombi DHE me vone emigroj ne greqi per te nisur DHE lene nje pasuri te vyer per letersine shqipe.Duke I uruar Odisese suksese ne punen e tij krijuese DHE shendet njekohesisht i shprehim konsideraten tone nga amerika e larget DHE e afert me fierake kudo ne dispore.
Gezim Chicagos




You must be logged in to post a comment.