
Ndaj një realitet pesimist, së fundëmi dëgjuam nga kryeministri i vendit Zoti Edi Rama se Ai nuk mund t’i japi fonde televizionit shqiptar, i cili qenka në një gjendje shumë të rëndë dhe urdhëroi mbylljen e Rtsh përkohësisht, ose për fare. Unê u shpreh ai që, nga 1990 nuk e ndjek Rtsh. Sepse mu kujtua kryetari Mao që thoshte, “unë nuk e lexoj Zhemin Zhibaon. Zoti kryeministër , kur ju nuk e ndiqni Rtsh, nga e dini që kjo media kombëtare u dashka mbyllur? Më tej dhatë dhe argumentin, se ndryshe nga mediat e tjera, Rtsh e ka të siguruar buxhetin. Unë u shprehët ju zoti Kryeministër , ” nuk merrem me mediat”. Faktet tregojnë të kundërtën. Ju mediat private i keni quajtur kazan, emisionet e darkës ku tirren fjalë, i keni quajtur banaqe. Gazetarin e ke kapur për veshi. Me Rtsh je marrë edhe më shumë. Sa kohë që je kryeministër ke paracaktuar drejtorin e përgjithshëm, dhe keni zgjedhur këshillin drejtues, ku kryetari zgjidhej për qokë. Ke marrë personin nga Top Channel dhe e ke bërë drejtor në Rtsh. Tani thua të mbyllet se nuk është kërkund. Le t’i marrim gjërat me qetësi dhe hap pas hapi. Shumica e shqiptarëve të varfër nuk kanê para të blejnë karta , dekodora apo antena parabolike që të shohin digitalbin dhe tringun. Ata shohin Rtsh, dëgjojnê radio Tiranën dhe Tv Shqiptar. Vetem te Tvsh ka një emision për fëmijët me traditë dikur me Zija Grapshin e Marika Kallamatën, këta vitet e fundit me Keti Gjonçën. Shqiptarët kanë 65 vite që ndjekin emisionin trupi dhe shëndëti. Që zuri fill me Hamdi Sylçebeun në emisionin radiofonik , këshilla mjekësore nëna dhe fëmija. Teatri në Mikrofon na rriti, nga Njëra ndeshje në tjetrën, tranzmetimet radiofonike me Anton Mazrekun, Ismet Bellovën, Ahmet Shqarrin , Aleko Gjergon, Ymer Sterniqin, etj etj. Emisioni ” Hapsirë e blertë” e gazetarit pasionant Marash Mirashi, një mrekulli për natyrën shqiptare dhe agrobiznesin. Dokumentarët historik, dokumentarët për personalitetet e artit, kulturës shkencës. Transmetimi i kamionatit të superligës së futbollit shqiptar pa pegesë shtesë, dhe jo si e bëri para ca vitesh supersporti. Ndeshjet e ekipit kombëtar duhet t’i transmetojë Rtsh si bënë në Itali Rai 1. Çfarë parash do federata, pak para merr nga UEFA & FIFA. Jo, tani duhet ta shohim te Klani. Rtsh ka xhiruar filma nga më të bukurit , psh : ” Udha e Shkronjave” etj etj. Orkestra Simfonike e Rtsh zhvillon koncerte çdo të premte me artist shqiptarë dhe të huaj. I regjistron koncertet dhe i tranzmeton. Kohët e fundit ju jeni shprehur zoti Kryeministër, se atë që bëtë me orkestrēn e Operas për rritje page do e bënit edhe me orkestrën simfonike të Rtsh. Në fund të vitit zhvillohet festivali i këngës, njerëzit e presin me emocion dhe nostalgji. Edhe kjo ngjarje e kulturës kombëtare u dashka fshirë? Po pse?
Vetëm Rtsh ka një emision për arsimin, ” Auditor Arsim”. E drejton me pasion Edlira Birko. Televizionet private as meren me arsimin. Atje gëlojnë telenovelat e huaja, emisionet vulgare, dhe banaliteti i bojatisur. Çdo media edhe ajo private kryen funksion publik, sa kohë që informon publikun, dhe mban marrëveshjen me të vërtetën. Por media publike si edhe është Rtsh, ka mision ruatjen e identitetit kombëtar , dhe kujtesën institucionale. Kanali Rtsh Kuvend transmeton punimet e Kuvendit të Shqipërisë, dhe fjalimet e personaliteteve që e kanë vizituar. Nëse mbyllet Rtsh e gjithë kjo pasuri, kujtesa audio- vizive i bie që të fshihet, të humbasi.
Zoti Kryeministër, nëse në Rtsh është abuzuar me të famshmet projekte, si edhe ka ndodhur, të shkojë KLSH dhe prokuroria. Nëse ka organik të fryrë të zvoglohet. Nëse ka gazetarë pa vlera profesionale tē largohen. Nëse ka hapsira që nuk shfrytëzohen të lëshohen. Por zoti Kryeministër, Rtsh ka pasuri kujtesën e popullit. Si thonë hebrenjtë e hershëm, ” kujtesa ka gjithmonë të drejtë”.
P.Kabo.




Leave a comment