
Ne pervjetorin e pare te largimit nga jeta te klarinetistit popullor Neki Bajrami.
Nje vit me pare nderroj jete klarinetisti popullor virtuoz Neki Bajrami.
Neki cami sic quhej ne zone dhe me gjere lindi ne Patos ne 1957.
Pasi mbaroj shkollen tetevjecare nisi te praktikonte klarineten dhe shume shpejt tregoj talent dhe shume shpejt u be nje instrumenist i kerkuar ne kete instrument muzikor. Shume shpejt pallati i kultures me drejtues muzikor Paskal Risten e kerkoj usta nekiun ne kete formacion muzikor i cili per kohen kishte nje perfomance te mire ne rrethin e Fierit dhe me gjere.Nekiu se bashku me Pashajin,Hajdinin ,Hazizin,dhe shume muzikante te tjere bene emer per formacionin e qytetit te Patosit,i cili per hir te interesit propogandistik te kohes kishte furnizime me instrumenta qe mungonin dhe ne Tirane apo qytete te medha .Drejtimi nga Zhani Ciko i ketij pallati kulture solli nje brez te talentuar muzikantesh dhe kengetaresh sikurse Neki cami apo kengetaret Agalliu,Hajdari ,Malo etj.Klarineta e neki camit nisi te ciceronte neper festivalet folklorike kombetare ne Gjirokaster apo ngado ne ato lokale .
Ndryshimet demokratike e gjeten familjen e Nekiut me dy djem ,Bledi dhe Erin te cilet nisen rrugen e babait te tyre ne profesionin e u bukur te muzikes si instrumentista kesaj here neper shkolla te muzikes.

Viti 1993 e gjeti Neki camin ne festivalin e Friburgut ne Zvicer ku klarineta e tij u nderua me cmim per timbrin shqiptar te vecante nga zona te tjera etnografike.Pas kesaj kohe Nekiu luajti muzike neper europe ne Gjermani apo Zvicer apo me vone ne Melburn, ne saj te talentit te tij dhe vecantise ne tingull te klarinetes se tij.Shume shpejt klarieta e tij mori emerin klarineta came ,nje emer qe usta nekiu e mbajti deri sa mbylli syte pas nje semundje te rende dhe te pasherueshme ne vitin 2025 ,nje vit me pare……
Djali i tij i madh Bledi sot nje nder instrumenistet me te mire ne vend ne klarinete apo sax ndjek rrugen e te jatit Neki camit, duke e bere kete emer nje legjende qe perhere do te kujtohet me nderim dhe respekt jo vetem ne cameri apo jug por ne gjithe kombin ku flitet dhe kendohet shqip.Itille ishte Nekiu njeriu qe nguliti timbrin autentik cam ne klaineten e tij qe sot eshte ne duart e te birit te tij Bledit.
Qofte i paharruar emeri dhe vepra e ketij kolosi te artit popullor qe skaliti nje histori sado modeste ne kulturen popullore shqiptare.
Faleminderit usta Nekiu.
GEZIMI I CHICAGOS




You must be logged in to post a comment.