Partia Demokratike mblodhi protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë. Sali Berisha u ngjit në podiumin e vendosur përpara Kryeministrisë në protestën e dytë kombëtare nga opozita.

Policia e shtetit ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PD, Flamur Noka, se policia ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.

Në një njoftim zyrtar, policia thotë se gjatë protestës u hodhën molotovë ku mbetën të lënduar disa efektivë të policisë.

“Apelojmë për ndalim të sulmit ndaj policisë dhe distancim nga personat e dhunshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Protesta e opozitës është zhvendosur përpara godinës së Kuvendit, ku përplasjet e ashpra mes protestuesve dhe policisë nuk kanë munguar. Boçi u shpreh se policia ka hedhur spraj drejt fytyrës së deputetëve dhe protestuesve për t’i shpërndarë.

“Dinamika ishte sepse për shkak se ishim vërshuar te policia, pati goditje me spraj drejt protestuesve. Persona të caktuar, policë domethënë, janë jashtë ushtrimit të detyrës të tyre. Kanë goditur qytetarët. Na kanë provokuar dhe ne si deputetë. Ne jemi protestues sot, pretendojmë gjëra të tjera. Kjo protestë nuk ka skenarë. Janë qytetarët ata që kanë krijuar qytetarët. Protestën do e shohim në vazhdimësi”, tha Boçi.

Trending